
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka shprehur shqetësimin e tij, pasi pritet një sulm i mundshëm ushtarak izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
Aty janë strehuar refugjatët palestinezë, ndërsa Cameron bën thirrje për armëpushim. Ai thekson se është e nevojshme ndihma dhe largimi i pengjeve, e më pas një pauzë e gjatë dhe e përhershme.
"Jam thellësisht i shqetësuar për mundësinë e një ofensive ushtarake në Rafah. Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në zonë. Prioritet duhet të jetë një pauzë e menjëhershme në luftime për të lejuar mbërritjen e ndihmës dhe largimin e pengjeve dhe më pas të vazhdohet drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm”, shkruan ai në rrjetin social “X”.
Izraeli këmbëngul në nevojën për të ndërhyrë në Rafah, të cilin e konsideron bastionin e fundit të Hamasit.
Lini një Përgjigje