
Menjëherë pas deklaratave të ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tha se do inkurajonte Rusinë të sulmonte shtetet e NATO-s që nuk paguajnë, ka reaguar BE duke kritikuar ashpër këto komente.
Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Evropian, Thierry Breton, tha se ne nuk mund të presim nga SHBA për t’u mbrojtur.
"Ne nuk mund të vendosim sigurinë tonë në “linjë” çdo katër vjet në varësi të zgjedhjeve, veçanërisht zgjedhjeve presidenciale në SHBA", tha Breton, duke shtuar se udhëheqësit e BE-së e kuptojnë se Evropa duhet të rrisë shpenzimet dhe kapacitetet e veta ushtarake.
Po ashtu edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar menjëherë duke i dënuar këto komente dhe u shpreh se këto deklarata i shërbejnë vetëm interesit të Putinit.
“Deklaratat e pamatura për sigurinë e NATO-s dhe solidaritetin e nenit 5 i shërbejnë vetëm interesit të Putinit”, thekson Michel, në një postim në Platformën X.
Në veçanti, Michel deklaroi se Aleanca Transatlantike ka mbështetur sigurinë dhe mirëqenien e amerikanëve, kanadezëve dhe evropianëve për 75 vjet.
“Këto komente nuk sjellin më shumë siguri apo paqe në botë. Në vend të kësaj, ata ritheksojnë nevojën që BE-ja të zhvillojë urgjentisht më tej autonominë e saj strategjike dhe të investojë në mbrojtjen e saj. Dhe për ta mbajtur të fortë Aleancën tonë”, shton presidenti i Këshillit Evropian.
Për këtë çështje ka mbajtur qëndrim edhe ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladysław Kośniak-Kamiz .
“Slogani i NATO-s “një për të gjithë, të gjithë për një” është një angazhim i qartë. Minimi i besueshmërisë së vendeve aleate do të thotë dobësim i gjithë NATO-s”, ka shkruar ai në platformën e rrjeteve sociale X.
"Asnjë fushatë zgjedhore nuk është një justifikim për të luajtur me sigurinë e Paktit", shtoi ai.
Zyrtarët në selinë e NATO-s në Bruksel nuk iu përgjigjën një kërkese të Reuters për koment.
Mbrojtja e ndërsjellë
Traktati i NATO-s përfshin një dispozitë që garanton mbrojtjen e ndërsjellë të anëtarëve nëse njëri prej tyre sulmohet.
Trump, i cili gjatë një mitingu politik dje në Karolinën e Jugut iu referua një takimi me liderët e NATO-s dhe vuri në dukje se presidenti i një "vendi të madh", të cilin ai nuk e përmendi, e pyeti atë "epo zotëri nëse nuk paguajmë, dhe ne sulmohemi nga Rusia - do të na mbroni?”
Ndërsa Trump tha se ai e kishte refuzuar në mënyrë kategorike se do i mbronte madje dhe do e inkurajonte Putin t’i sulmonte.
“Unë i thashë nuk ke paguar Jeni të pakujdesshëm. Ai më tha po, le të themi se ka ndodhur. Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt unë do t'i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani”, tha Trump.
Lini një Përgjigje