TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2023, 16:56

Rusia nxjerr në shitje shtëpinë me vlerë 470 mijë dollarë të bashkëshortes së Zelensky-t

Shkruar nga Pamfleti

Rusia nxjerr në shitje shtëpinë me vlerë 470 mijë

Rusia ka nxjerr në ankand apartamentin e presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, e cila ndodhet në rajonin e aneksuar të Krimes.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i parlamentit të shtetit të pushtuar, Vladimir Konstantinov. Së bashku me pronën e presidentit janë vendosur për shitje mbi 100 prona të disa oligarkëve ukrainas.

Gjithashtu bëhet me dije se të ardhurat e marra nga shitja e këtyre pronave do të përdoret për të financuar operacionet ushtarake speciale në Ukrainë. Apartamenti prej 100 metër katror i familjes së liderit të Ukrainës ndodhet në Livadia, një qytet bregdetar në zonën e pushtuar të Krimesë dhe është në pronësi të bashkëshortes së presidentit, Olena Zelenska.

Në të ardhmen e afërt, parashikohet të shiten rreth 100 prona të nacionalizuara. Këto përfshijnë banesa, struktura shëndetësore, resorte, ambiente tregtare dhe dyqane. Nga shitja e tyre, pritet të arrihet një buxhet prej mbi 800 milionë rublash në buxhetin e republikës”, shkruan Konstantinov në kanalin Telegram.

Apartamenti i çiftit Zelensky pritet të shitet me një vlerë prej 470 mijë dollarë. Më herët, pas fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, Moska zyrtare sugjeroi që “shkatërrimi i bërë në Donbas duhet të kompensohet duke përdorur pasurinë e zyrtarëve ukrainas në Rusi” në mënyrë të veçantë, që apartamenti i çiftit Zelensky në Krimenë e pushtuar të konfiskohet.

krime rusia shtëpia bahskëshortes

Lini një Përgjigje