TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2023, 15:30

"Shpëtoni fëmijët e Gazës"/ Protestuesit ndërpresin seancën e Senatit të SHBA për financimin e Izraelit dhe Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

"Shpëtoni fëmijët e Gazës"/ Protestuesit

Fjala hapëse e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në një seancë dëgjimore të Komitetit të Ndarjeve të Senatit të martën u ndërpre shpejt dhe në mënyrë të përsëritur nga protestuesit që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza.

Brenda pak minutash nga fjalimi, Blinken u ndërpre nga një burrë që bërtiste "armëpushim tani" dhe "shpëtoni fëmijët e Gazës".

Më pas, katër protestues të tjerë dhe një grup tjetër protestuesish ndërprenë Blinken, duke thirrur: "Nga Palestina në Meksikë, të gjitha muret duhet të bien!" dhe "Le të jetojë Gaza!"

"Shpëtoni fëmijët e Gazës"/ Protestuesit

Në audiencë kishte edhe protestues të tjerë me duart e tyre, të lyera me ngjyrë të kuqe të cilat i ngrinin në ajër duke simbolizuar se SHBA ka lyer duart ma gjakun e fëmijëve të vrarë në Gaza me mbështetjen që po i jep Izraelit.

Kujtojmë se Izraeli ka ndërhyrë në rrugë tokësore në Gaza pas mbështetjes që mori nga SHBA, nga sulmet e saj kanë vdekur mbi  mijë civilë ku gjyma pre të cilëve raportohet se janë fëmijë.

Kjo ka bërë që në shumë vende të ketë protesta masive në mbështetje të palestinezëve të cilët janë gjendur në mes të një kaosi bombardimesh.

gaza protestuesit

Lini një Përgjigje