TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2023, 14:53

Rrëzohet helikopteri hungarez në Kroaci, humbin jetën dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet helikopteri hungarez në Kroaci, humbin jetën dy persona

Një helikopter ushtarak hungarez u rrëzua këtë të mërkurë në Kroaci dhe për pasojë dy anëtarë të ekuipazhit mbetën të vdekur.

Në bord ishte dhe një anëtar tjetër ekuipazhi, për të cilin kanë nisur kërkime në vendngjarje. Mjeti ushtarak u gjet në në kanionin e lumit Cikola pranë qytetit qendror kroat Drnis.

Forcat e armatosura të Kroacisë konfirmuan aksidentin, ndërsa nisën në zonë një helikopter dhe avion për të kontrolluar në zonë.

Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi se ata i ishin bashkuar operacionit të kërkimit.

“Të mërkurën, helikopteri Mi-171 Sh nga Divulja dhe avioni Pilatus i Forcave Ajrore Kroate u përfshinë në kërkimin e një helikopteri ushtarak që u rrëzua në zonën e vendbanimit Pakova në qarkun Shibenik-Knin. Nuk është një helikopter i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë”, shkruan ata në Twitter.

Nuk dihen shkaqet përse helikopteri ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet se përse mjeti ushtarak hungarez po fluturonte në hapësirën ajrore kroate.

rrëzohet helikopteri hungarez në kroaci

Lini një Përgjigje