TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2023, 12:42

"Je diktator", Xi Jinping i kundërpërgjigjet Biden: Provokim politik

Shkruar nga Pamfleti
"Je diktator", Xi Jinping i kundërpërgjigjet Biden: Provokim
Xi Jinping dhe Joe Biden

Pekini zyrtar i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden pasi iu referua homologut kinez, Xi Jinping si një “diktator”, duke thënë se komentet ishin absurde dhe një provokim.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mao Ning është shprehur se është shkelur dinjiteti politik i Kinës.

Komentet e Biden erdhën vetëm një ditë pasi Sekretari i Lartë i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Pekinin për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe që Kina thotë se janë në pikën më të ulët. Biden tha se Xi ishte i turpëruar për tensionet e fundit të shkaktuara nga balona spiune kineze që ishte në territorin e SHBA-ve.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, kur e qëllova atë balonë plot me pajisje spiunazhi në të, ishte se ai nuk e dinte se ishte aty. Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi.”, theksoi Biden.

Kjo është një përplasje e papritur që vjen menjëherë pas përpjekjeve të të dyja palët për të ulur tensionet. Ndërkohë tensionet mes SHBA dhe Kinës u shtuan pasi një balonë kineze u sinjalizua mbi hapësirën ajrore të SHBA-së dhe gjithashtu tensionet u shtuan më shumë edhe pas tensioneve në Tajvan.

 

xi jinping biden diktator

Lini një Përgjigje