
Ambasadori rus në Amerikë, Anatoli Antonov është shprehur se Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në, pas rrëzimi të dronit amerikan në Detin e Zi.
"Ne nuk duam asnjë konfrontim midis SHBA-së dhe Federatës Ruse. Ne jemi në favor të marrëdhënieve pragmatike për interesin e popullit të SHBA-së dhe Federatës Ruse. Ne kemi shkëmbyer vërejtjet tona për këtë çështje sepse kemi disa dallime për atë që ka ndodhur sot”, tha ai.
Pas takimit që pati në departamentin e shtetit, Anatoli Antonov tha se kishte një "bisedë konstruktive" me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën Karen Donfried.
“Më duket se ka qenë një bisedë konstruktive për këtë çështje, i kam dëgjuar vërejtjet e saj, shpresoj që ajo ta ketë kuptuar atë që kam përmendur”, shtoi ai.
I pyetur nëse është diskutuar për luftën në Ukrainë gjatë takimit, ambasadori rus në SHBA tha se nuk ka një luftë në Ukrainë, por është një “operacion special”.
"Ne nuk po diskutojmë luftën në Ukrainë sepse nuk ka luftë në Ukrainë. Ekziston një problem i një operacioni special ushtarak që po kryen Federata Ruse. Qëllimi dhe qëllimet e këtij operacioni janë të qarta. Ne e kemi shpjeguar shumë herë", tha ai.
Lini një Përgjigje