TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2023, 21:59

Pse Moska u alarmua nga deklarata e ministrit serb për sanksionet?

Shkruar nga Pamfleti

Pse Moska u alarmua nga deklarata e ministrit serb për sanksionet?

Sipas mediave serbe, deklarata e ministrit është sinjali i parë se shumë shpejt Beogradi do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Vuçiç e di se marrëveshja me Kosovën nuk është çelësi i vetëm për rrugën drejt BE...

Një deklaratë e ministrit të Ekonomisë në Serbisë se ka ardhur koha të vendosen sanksione ndaj Moskës ka krijuar shumë tension në raportet Rusi-Serbi. Radet Basta u shpreh se Vuçiç ndodhet në një situatë të vështirë dhe ai kërkoi që të gjithë ministrat të deklarohen pro sanksioneve.

Por kjo deklaratë e tij ka trazuar ujërat. Sipas “Danas”, deklarata e tij mund të jetë një sinjal se mund të vijë ndarja e madhe mes Vuçiçit dhe aleatit të tij Ivica Daçiç. Ministri Basta është pjesë e partisë së Daçiçit dhe ky i fundit njihet si njeriu më pro rus në Bograd. Menjëherë plasën reagimet. Aleksandër Vulin kërkoi menjëherë shkarkimin e ministrit, ndërkohë që Moska u alarmua. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme reagoi me urgjencë, ndërsa deklarata e ministrit bëri bujë në të gjitha mediat ruse, përfshirë dhe TV publik.

Çfarë pozicioni i çuditshëm: SHBA po i bën presion Serbisë dhe një ministër serb po bën thirrje për masa kundër Rusisë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova. “Ndryshe nga SHBA, Rusia gjithmonë e ka respektuar Serbinë dhe popullin e saj. Nuk bëhet fjalë vetëm për të vërteta historike, por për një fakt të qartë: me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj Serbisë nuk do të përfundojë, por vetëm do të rritet”, tha Zakharova.

Lidhur me këtë rast ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili u mundua të qetësonte situatën dhe teksa shtoi se Rusia e vlerëson qëndrimin e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës, pavarësisht presioneve të bëra nga Perëndimi.

Ai shtoi gjithashtu se Serbia do të vazhdojnë të diskutojnë çështjet e vështira dypalëshe si partnerë dhe miq të mirë.

Natyrisht, ne do të vazhdojmë të diskutojmë çështjet më të vështira në agjendën e marrëdhënieve tona me miqtë tanë serbë si partnerë. Serbët janë miqtë tanë të mirë dhe ne e dimë se Serbia është përballur me presion të paparë nga Perëndimi kolektiv për qëndrimin e saj miqësor ndaj vendit tonë. Ne e vlerësojmë shumë pozicionin që vendi ka zënë”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Sipas mediave serbe, deklarata e tij është sinjali i parë se shumë shpejt Beogradi do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Vuçiç e di se marrëveshja me Kosovën nuk është çelësi i vetëm për rrugën drejt BE. Brukseli e ka vënë kusht vendosjen e sanksioneve dhe Vuçiç javët e fundit ka dhënë sinjale të qarta se mund të vijë dita e ndarjes së madhe me Rusinë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje