TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2023, 22:08

Incidenti në Detin e Zi, kreu i Senatit amerikan paralajmëron Putinin: Ndaloni provokimet, ndryshe situata do të përshkallëzohet

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti në Detin e Zi, kreu i Senatit amerikan paralajmëron Putinin:

Kryetari i dhomës në Senatin amerikan ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin që të ndalojë sjelljen e tij “të pamatur” përpara se të shkaktojë një “përshkallëzim të paqëllimshëm”.

Udhëheqësi i Senatit, Chuck Schumer e quajti incidentin "një tjetër akt të pamatur" nga presidenti rus dhe ushtria e tij.

"Dua t'i them zotit Putin: ndaloni këtë sjellje përpara se të jeni arsyeja për një përshkallëzim të paqëllimshëm," tha ai.

Një avion luftarak rus rrëzoi një dron të Forcave Ajrore të SHBA- së mbi Detin e Zi të martën pasi dëmtoi helikën e dronit MQ-9 Reaper. Droni Reaper dhe dy avionë SU-27 Flanker po operonin mbi ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi.

 

senati paraljmëron putinin

Lini një Përgjigje