TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2026, 20:15

“Raportime të rreme”, SHBA mohon zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Shkruar nga Pamfleti

“Raportime të rreme”, SHBA mohon zgjatjen e armëpushimit

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar zyrtarisht raportimet për një zgjatje të mundshme të marrëveshjes dyjavore të armëpushimit me Iranin.

Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja Karoline Leavitt tha se lajmet që sugjeronin një kërkesë nga SHBA për shtyrjen e armëpushimit nuk janë të sakta.

“Pashë disa raportime këtë mëngjes se kishim kërkuar zyrtarisht një zgjatje të armëpushimit. Kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh ajo.

Leavitt theksoi se aktualisht Uashingtoni mbetet i përfshirë në negociata aktive me Teheranin, duke i cilësuar bisedimet si të vazhdueshme dhe konstruktive.

“Ne mbetemi shumë të angazhuar në këto negociata. Këto biseda janë produktive dhe vijojnë”, deklaroi ajo, duke iu referuar edhe qëndrimeve të mëparshme të presidentit dhe nënpresidentit JD Vance.

Ajo shtoi se SHBA-të janë optimiste për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin. “Ndjehemi mirë për perspektivat e një marrëveshjeje”, tha Leavitt.

Sa i përket zhvillimit të raundeve të ardhshme të bisedimeve, ajo nuk konfirmoi një ndryshim vendndodhjeje, duke lënë të kuptohet se negociatat mund të zhvillohen në të njëjtin vend si më parë.

karoline leavitt shba irani

Lini një Përgjigje