
Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër të ashpër për operacionet në jug të Libanit, duke deklaruar se çdo luftëtar i Hezbollahut në këtë zonë do të konsiderohet objektiv.
Sipas një deklarate zyrtare të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), zona që shtrihet nga kufiri izraelito-libanez deri te lumi Litani do të trajtohet si një hapësirë operative ku synohet neutralizimi i çdo elementi të Hezbollahut.
Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, gjatë një vizite te trupat në terren, u shpreh se ka dhënë udhëzime të qarta për intensifikimin e veprimeve ushtarake.
“Kam dhënë urdhrin që zona jugore e Libanit deri në Litani të shndërrohet në një zonë vdekjeprurëse për çdo terrorist të Hezbollahut”, thuhet në deklaratën e cituar nga IDF.
Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të larta në kufirin mes Izraelit dhe Libanit, ndërsa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme.
Lini një Përgjigje