TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2026, 14:35

"Putin kumbari i miqësive mes Orban, Fico e Vuçiç"/ Presidenti serb i përgjigjet Magyarit 

Shkruar nga Pamfleti

"Putin kumbari i miqësive mes Orban, Fico e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është përplasur me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë, Peter Magyar, pas deklaratave të këtij të fundit se presidenti rus Vladimir Putin “tërheq fijet” edhe në Serbi.

Në një konferencë për shtyp, Magyar tha se Putin qëndron pas marrëdhënieve të ngushta mes ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, kryeministrit sllovak Robert Fico dhe presidentit serb Vuçiç. Ai deklaroi:
“E di saktësisht çfarë po ndodh në Serbi dhe gjithashtu e di çfarë lloj lidhjesh ekzistojnë mes qeverisë së Orbán dhe Serbisë së drejtuar nga Vuçiç, si dhe mes Robert Fico dhe Viktor Orbán. Po ashtu, e di përafërsisht se kush qëndron pas tyre, kush është ‘kumbar’ i këtyre miqësive të mëdha"

Në reagimin e tij për televizionin shtetëror serb, Vuçiç hodhi poshtë këto pretendime dhe i cilësoi ato si të pabazuara. 

“Ai tha se e di kush qëndron pas marrëdhënieve mes Orbán, Fico dhe Vuçiç. Po e pyes: kush është? Hajde, le ta thotë. Ai nuk ka asnjë ide… duke lënë të kuptohet se mund të jetë Putini. Nëse nuk do të shqetësohesha për marrëdhëniet me hungarezët në vendin tonë dhe me vetë Hungarinë, do ta quaja deklaratën e tij të pamenduar dhe të papërgjegjshme", tha ai.

Hungaria nën drejtimin e Viktor Orbán është dalluar për një qasje më pragmatike ndaj Rusisë, shpesh në kundërshtim me politikat e BE-së, ndërsa Sllovakia e drejtuar nga Robert Fico ka shprehur qëndrime të ngjashme në raport me luftën në Ukrainë.

Lini një Përgjigje