Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka deklaruar se pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një aleancë ushtarake të Kroacisë me Shqipërinë dhe Kosovën kundër Serbisë do të ishin “komike, po të mos ishin shqetësuese”.
Milanoviç i bëri komentet gjatë një ceremonie me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Kroacisë, duke iu referuar deklaratës së bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes që ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, nënshkroi vitin e kaluar me Shqipërinë dhe Kosovën.
Pas nënshkrimit të këtij dokumenti, presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi Zagrebin se po krijon një aleancë ushtarake me Tiranën dhe Prishtinën kundër Beogradit.
“Presidenti i vendit tonë fqinj nuk po heq dorë nga frikësimi i qytetarëve të tij me histori për një sulm të Kroacisë dhe shqiptarëve ndaj Serbisë. Kjo do të ishte komike po të mos ishte kaq e pakuptimtë dhe shqetësuese”, deklaroi Milanoviç, sipas portalit kroat Direktno.hr.
Presidenti kroat tha se deklarata të tilla, kur vijnë nga kreu i një shteti, bëjnë që qytetarët të pyesin nëse ka ndonjë të vërtetë pas tyre.
“E di që është poshtëruese të detyrohesh vazhdimisht të japësh shpjegime dhe justifikime për këtë çështje, por po flas për hir të qytetarëve tanë. Pjesërisht edhe për hir të serbëve, që të kuptojnë se sa i kotë është ky pretendim”, u shpreh ai.
Milanoviç komentoi gjithashtu deklaratat e disa zyrtarëve të lartë të vendeve baltike, të cilët sipas tij kanë bërë thirrje për sulme ndaj rajonit rus të Leningradit. Ai nuk përmendi emra konkretë, por i cilësoi këto deklarata si “të pavlera”.
Duke folur për NATO-n, presidenti kroat theksoi se Kroacia mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të Aleancës sipas Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, që parashikon mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare në rast sulmi.
“Ne jemi solidarë mbi bazën e Nenit 5 të NATO-s. Por deri në çfarë mase? Plotësisht. Megjithatë, ne nuk kemi ndikim apo dijeni mbi atë që mund të nënkuptojnë ose deklarojnë secili prej 30 aleatëve tanë”, tha ai.
Milanoviç shtoi se Kroacia ndodhet në një pozitë të ndjeshme, pasi ka trupa të dislokuara në Lituani në kuadër të angazhimeve të NATO-s.
Në lidhje me konfliktet ndërkombëtare, presidenti kroat deklaroi se sot, përveç Rusisë që ai e cilësoi si agresore në Ukrainë, ekziston edhe një agresor tjetër në Lindjen e Mesme.
Për shkak të situatës së sigurisë në rajon, ai tha se kishte urdhëruar tërheqjen e ushtarëve kroatë nga Iraku dhe Libani.
“E drejta ndërkombëtare është miku më i mirë i shteteve të vogla, kur ajo nuk poshtërohet dhe nuk shkelet në mënyrën si po ndodh sot.”, përfundoi Milanoviç.
Hajde berzhe hajde, nje mut jeni të tere ju berzhet. Shqiptaret kurr nuk e harrojne se si u turret ju egersirat jugosllave kunder Kosoves ne 1982. U turret me tanke me serbe, malazeze, kroate, maqedone e i shtypet Shqiptaret e Dardanise o plehra. Shqiptaret kurre nuk ua harrojne. Për shqipfolesit nuk e di e as dua tja di.