TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2026, 13:37

Sulmi me dron nga rusët në Rumani, NATO thërret mbledhje emergjente

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me dron nga rusët në Rumani, NATO thërret mbledhje
Sulmi rus në Rumani

NATO ka thirrur një mbledhje emergjente pasi një dron goditi një pallat banimi në Romania.

Lajmi është bërë i ditur presidenti finlandez Alexander Stubb, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte deklaroi se “sjellja e pamatur e Rusisë përbën rrezik për të gjithë” aleancën.

Në një postim në platformën X, Rutte tha se ka biseduar me presidentin rumun Nicușor Dan dhe i ka shprehur atij “solidaritetin e plotë” të NATO-s pas ngjarjes, e cila la të plagosur dy civilë.

Si ndodhi sulmi?

Një dron rus goditi një ndërtesë banimi në qytetin Galați të Rumanisë, duke shkaktuar zjarr dhe plagosjen e dy personave, njoftuan autoritetet rumune në orët e para të së premtes me 29 Maj.

Sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, droni u rrëzua pranë kufirit me Ukrainën, ndërsa Rusia po kryente sulme ajrore në territorin ukrainas. Shpërthimi shkaktoi zjarr në katin e 10-të të pallatit, ndërsa rreth 70 banorë u evakuuan nga zona.

Shërbimet e emergjencës konfirmuan se dy persona morën ndihmë mjekësore për plagë të lehta. Ky është rasti i parë që qytetarë rumunë lëndohen nga incidente të lidhura me dronët rusë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rumanisë e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si “një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse”.

Bukureshti njoftoi gjithashtu NATO-n për incidentin dhe kërkoi përshpejtimin e furnizimit me sisteme kundër dronëve.

Edhe NATO reagoi ndaj ngjarjes, duke dënuar “papërgjegjshmërinë e Rusisë” dhe duke theksuar se aleanca do të vazhdojë forcimin e mbrojtjes ajrore kundër kërcënimeve me dronë.

Autoritetet rumune bënë të ditur se dy avionë luftarakë F-16 u ngritën menjëherë pasi dronët u identifikuan në hapësirën ajrore të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë regjistruar 47 raste të fragmenteve të dronëve rusë në territorin rumun, 12 prej tyre vetëm gjatë këtij viti.

nato thërret mbledhje emergjente sulm me dron nga rusët në rumani

Lini një Përgjigje