TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2026, 14:16

Sulmi me dron në Rumani, presidenti mbyll konsullatën ruse; shpallet non grata drejtuesi i saj

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me dron në Rumani, presidenti mbyll konsullatën ruse; shpallet
Presidenti rumun, Nicusor Dan

Presidenti rumun, Nicusor Dan ka shpallur non grata konsullin rus në qytetin bregdetar juglindor të Konstancës, duke i thënë të largohet nga vendi pas incidentit të sotëm.

Mëngjesin e sotëm një dron rus dëmtoi një bllok apartamentesh në Galați, duke plagosur dy persona.

Duke folur pas një takimi të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, Dan tha se droni ishte pjesë e një “tufë” prej 43 dronësh që synonin objektiva në Ukrainë.

Ai gjithashtu kritikoi disa politikanë rumunë për përpjekjen për të minimizuar përgjegjësinë e Rusisë për incidentin.

Dan tha se përgjigjia e bashkuar e aleatëve të Rumanisë në NATO është një shfaqje e fuqishme solidariteti dhe njoftoi se aleanca do të zhvendosë disa nga pajisjet e saj të mbrojtjes ajrore në Rumani si një zgjidhje e përkohshme derisa të përmirësojë sistemet e saj të brendshme, duke përdorur gjithashtu fonde nga skema Safe e BE-së.

“Disa kanë mbërritur tashmë, të tjerat pritet të mbërrijnë dhe, në diskutimin që pata me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, këmbëngula për shpejtësi dhe ai ishte plotësisht dakord që këto pajisje duhet të mbërrinin në Rumani sa më shpejt të ishte e mundur.”, tha Dan.

E menjëhershme ka qenë edhe reagimi i Moskës, duke thënë se do të përgjigjet së shpejti.

Po ashtu është thirrur edhe ambasadori rus në Bukuresht për incidentin.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se “lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një vijë tjetër”, ndërsa NATO dënoi atë që e cilësoi si “sjellje të papërgjegjshme të Rusisë”. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se rrëzimi i dronit përfaqëson një "shkelje flagrante dhe serioze të sovranitetit të Rumanisë dhe hapësirës ajrore evropiane".

 

sulmi me dron në rumani/ presidenti mbyll konsullatën ruse

Lini një Përgjigje