TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2023, 14:50

"Politika e Borrellit ka dështuar", eurodeputeti gjerman kritika BE-së: Ka mbajtur anën e Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti

"Politika e Borrellit ka dështuar", eurodeputeti gjerman kritika

Eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Butikofer, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i cili ka thënë se BE-ja është e paanshme dhe ndihmon të dyja palët të arrijnë kompromiset e nevojshme për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Butikofer kërkon që Parlamenti Evropian të mbajë përgjegjës Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Jose Borrell, për një politikë krejtësisht të dështuar shumë të njëanshme dhe të padrejtë. 

“Çdo kritikë e Stano-it është e ndjekur nga zëri i Josep Borrell-it, i cili duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai përkrah dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer në ‘Twitter’.

Në të kaluarën, eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer, gjithashtu ka mbrojtur Kosovën dhe ka qenë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. 

Lini një Përgjigje