TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2023, 12:06

Një tjetër tragjedi në “La Mansh”, mbytet anija me emigrantë; 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër tragjedi në “La Mansh”, mbytet anija me

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi një varkë me emigrantë u mbyt sot në Kanalin Anglez.

Një operacion i përbashkët shpëtimi nga rojet bregdetare britanike dhe franceze ka shpëtuar 50 persona, thanë autoritetet, raporton “BBC”.

Një numër ende i pacaktuar emigrantësh u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi. Shkalla e lëndimeve të tjera është e paqartë.

RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00 të mëngjesit.

Prefektura Detare e Francës tha se gjashtë persona u dërguan me helikopter në një spital në Calais, ndërsa një person u shpall i vdekur më vonë.

Një vullnetar, i cili ishte në një nga varkat e shpëtimit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se emigrantët po përdornin këpucë për të nxjerrë ujin nga varka që po fundosej.

Një tjetër tragjedi në “La Mansh”, mbytet anija me
Ekipi i shpëtimit

Anne Thorel tha se grupi i saj shpëtoi 54 persona, duke përfshirë një grua, duke shtuar: "Kishte shumë në varkë".

Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar i është kërkuar më shumë detaje rreth incidentit.

Kjo vjen pasi qeveria u detyrua dje të largonte të gjithë emigrantët nga anija e Bibby Stockholm pas zbulimit të baktereve të rrezikshme në ujë.

Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël këtë vit.

Lini një Përgjigje