TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2025, 14:03

"Po përgatitemi për çdo lloj skenari", paralajmëron Erdogan: Mos na testoni për luftën në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

"Po përgatitemi për çdo lloj skenari",

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Irani ka të drejtë “legjitime” për të mbrojtur veten përballë sulmeve dhe bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit.

“Është një e drejtë shumë e natyrshme, legjitime dhe ligjore për Iranin që të mbrohet nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit”, deklaroi udhëheqësi turk, një ditë pasi iu referua kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si 'kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit'.

“Këto sulme u organizuan ndërsa zhvilloheshin negociatat bërthamore iraniane. Izraeli, i cili zotëron armë bërthamore dhe nuk njeh asnjë rregull ndërkombëtar… nuk priti që negociatat të përfundonin, por kreu një akt terrorist pa pritur rezultatin. Po i ndjekim nga afër sulmet terroriste të Izraelit ndaj Iranit. Të gjitha institucionet tona janë në gatishmëri të lartë në lidhje me efektet e mundshme të këtyre sulmeve ndaj Turqisë. Ne po bëjmë përgatitje për çdo lloj skenari. Askush nuk duhet të guxojë të na testojë”, tha Erdogan.

Të hënën, Erdogan tha se urdhëroi industrinë e mbrojtjes të rriste prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi për të parandaluar sulmet mes Izraelit dhe Iranit.

Ai theksoi gjithashtu se Turqia po bën dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet "për të ndaluar këtë agresion çnjerëzor si në Gaza ashtu edhe në Siri, Liban, Jemen dhe vendin tonë fqinj, Iran".

 

Lini një Përgjigje