TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2025, 11:59

"Mos u joshni nga armët", Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë disfatë!

Shkruar nga Pamfleti

"Mos u joshni nga armët", Papa Leoni XIV bën thirrje

Papa Leoni XIV ka bërë thirrje palëve për t'i dhënë fund konflikteve, duke u shprehur se lufta është gjithmonë një disfatë.

Teksa përmendur luftën në Gaza, në Ukrainë dhe së fundmi sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Papa thotë se nuk duhet të mësohemi me luftën, por duhet të rrëzojmë 'joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara'.

"Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që vijnë nga vendet e luftës, në veçanti nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza. Nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara", u shpreh Papa.

"Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare, u përsëris atë që thoshte Papa Françesku: 'Lufta është gjithmonë një disfatë. Asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën'', shtoi ai.

Lini një Përgjigje