Në Bazilikën e San Lorenzos në Lucina, në qendër të Romës, një projekt restaurimi i kohëve të fundit zbulon një pikturë të njërit prej dy engjëjve që qëndrojnë pranë bustit prej mermeri të Umberto II të Savojës, por fytyra e njërit prej engjëjve ka një ngjashmëri të habitshme me atë të Kryeministres Giorgia Meloni.
Kjo ngjashmëri e publikuar nga “La Repubblica”, ka detyruar Ministrin e Kulturës, Alessandro Giuli që të reagojë lidhur me rastin
Me urdhërin e ministrit Giuli, Mbikëqyrësja Speciale e Romës, Daniela Porro, u ka dhënë udhëzime zyrtarëve teknikë nga MIC që të kryejnë një inspektim sot për të përcaktuar natyrën e punës së kryer në pikturën bashkëkohore në njërën nga faltoret e San Lorenzo në Lucina dhe për të vendosur se çfarë do të bëhet më pas.
Vikariati ndërhyn gjithashtu, duke thënë se modifikimi i fytyrës është një iniciativë e restauratorit.
Lajmi për ngjashmërinë me Kryeministrin Meloni, i raportuar nga Repubblica, ngre pyetje në lidhje me metodat e ndërhyrjes dhe kontrollet e nevojshme për një vend adhurimi me vlerë të madhe historike, i cili duhet të monitorohet nga Mbikëqyrja e Trashëgimisë Kulturore dhe Peizazhit.

"Kush thotë se duket si Meloni? Unë restaurova atë që ishte atje 25 vjet më parë", deklaroi Bruno Valentinetti, një restaurues vullnetar në Bazilikë. Por pavarësisht pretendimit të tij, ngjashmëria është mjaft e dukshme.
Ndërkohë, teknikët e Mbikëqyrjes janë udhëzuar të kryejnë një inspektim sot për të përcaktuar natyrën e punës.
"Pas inspektimit, do ta krahasojmë atë me materialet arkivore. Për të përcaktuar jo aq shumë se kujt i ngjan restaurimi, por nëse janë bërë ndryshime, sepse restauratori do të duhej të ndiqte linjat origjinale. Kontrollet e arkivit do të kryhen të hënën sepse zyrat janë të mbyllura gjatë fundjavave ", tha Mbikëqyrja.
Lini një Përgjigje