TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Gusht 2023, 17:00

Pezulloi marrëveshjen e grurit me Ukrainën, Kremlini zbulon kushtin për ta rikthyer

Shkruar nga Pamfleti
Pezulloi marrëveshjen e grurit me Ukrainën, Kremlini zbulon kushtin
Dmitry Peskov

Kremlini ritheksoi sot qëndrimin e tij për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, ku tha se ishin të gatshëm të riktheheshin pasi të zbatohej pjesa që ka të bëjë me Rusinë. 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gjithashtu gazetarëve se presidenti Vladimir Putin po zhvillonte një telefonatë të mërkurën në mëngjes me presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan, shkruajnë mediat e huaja. 

Turqia dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan marrëveshjen e drithit të Detit të Zi verën e kaluar. Moska doli nga marrëveshja muajin e kaluar, duke u ankuar se komuniteti ndërkombëtar kishte dështuar të siguronte që Rusia të mund të eksportonte lirisht grurin dhe plehrat e saj si pjesë e asaj marrëveshjeje.

I dërguari i SHBA në Kombet e Bashkuara tha të martën se kishte "indikacione" se Rusia mund të ishte e interesuar t'i kthehej diskutimeve rreth marrëveshjes së grurit , pa dhënë detaje të mëtejshme.

#dmitry peskov putin

Lini një Përgjigje