
Papa Françesku në fjalimin hapës të vizitë pesë-ditore në Portugali, i kërkoi Evropës që të gjejë "rrugë të guximshme paqeje" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Papa 86-vjeçar ka bërë thirrje vazhdimisht për paqe në Ukrainë dhe ka kërkuar të luajë një rol ndërmjetësues, megjithëse përpjekjet e tij ende nuk kanë dhënë rezultate dhe ai është përballur me kritika për dështimin për të fajësuar Rusinë për luftën, raporton AFP .
“Ne po lundrojmë mes stuhive në oqeanin e historisë dhe ndiejmë nevojën për rrugë të guximshme paqeje. Me dashuri të thellë për Evropën dhe në frymën e dialogut që e dallon këtë kontinent, mund ta pyesim: 'Ku po lundron, nëse nuk po i tregon botës shtigjet e paqes, mënyra krijuese për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë?”, tha ai.
Françesku, Papa i parë i Amerikës Latine, tha se shpresonte se ngjarja e këtij viti do të shërbente si një "impuls drejt hapjes universale" për Evropën.
“Sepse bota ka nevojë për Evropën, Evropën e vërtetë. Ajo ka nevojë për rolin e Evropës si një urë dhe paqebërëse në pjesën e saj lindore, në Mesdhe, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Lini një Përgjigje