TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Gusht 2023, 08:24

Rusia sulmon me dron rajonin e Odesës, digjen depot e grurit

Shkruar nga Pamfleti

Rusia sulmon me dron rajonin e Odesës, digjen depot e grurit

Një sulm me dron rus ka goditur portin dhe objektet industriale në jug të rajonit Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar zjarre.

Sipas autoriteteve në Ukrainë një kapanon drithi u dëmtua. Mediat e huaja shkruajnë se forcat ajrore të Ukrainës më herët thanë se dronët rusë po shkonin drejt Izmail, një port kyç në lumin Danub.

Rusia ka vënë në shënjestër portet e Ukrainës që kur braktisi një marrëveshje të madhe të OKB-së që lejonte Kievin të eksportonte drithërat e tij. Ndër të tjera autoritetet ukrainase shprehen se informacione të mëtejshme rreth sulmit rus do të jepeshin nga ushtria ukrainase.

Krerët rajonalë të Ukrainës nuk japin detaje për vendndodhjen e ndonjë objektivi të goditur pa një autorizim të tillë. Pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit, Rusia kërcënoi se do të synonte çdo anije që shkonte drejt porteve të Detit të Zi të Ukrainës duke vendosur de fakto një bllokadë detare.

Prandaj rruga e Danubit ka rëndësi si alternativë. Në korrik, Rusia shkatërroi infrastrukturën e magazinimit të grurit në Reni, një tjetër port i madh ukrainas në Danub.

grur rusia sulm me dron odesa

Lini një Përgjigje