TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Gusht 2023, 07:52

Qeni labrador fut në telashe gruan në Firence, i zbulon 1 mln euro në valixhe

Shkruar nga Pamfleti
Qeni labrador fut në telashe gruan në Firence, i zbulon 1 mln euro
Kontrolli në Firence

Një qen labrador i zi i quajtur Elio, gjeti jo pak, por plot 1 milion euro cash gjatë një kontrolli rutinë të policisë në një autobus në Firence të Italisë.

Pronarja e valixhes, një grua kineze rezidente në Itali, nuk ishte në gjendje të shpjegonte origjinën e parave dhe u ndalua nga autoritetet vendase.

Vetë Guardia Di Finanza, teksa ndau këto pamje, në një postim në Twitter shkruajti: “Nuk ka shpëtim nga nuhatja e Elios.

Agjentët e rojes financiare të mbështetur nga njësitë e qenve kundër drogës dhe antivalutave të njësisë së parë operative metropolitane të Firences kanë zbatuar një sërë kontrollesh për pasagjerët dhe autobusët që mbërrijnë dhe nisen nga stacioni i autobusëve Villa Costanza në Scandicci në provincën e Firences.

qeni labrador 1 mln euro në valixhe

Lini një Përgjigje