TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2026, 14:53

"Pashë njerëz që po digjeshin", dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrshme nga zjarri në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

"Pashë njerëz që po digjeshin", dëshmitarët

Sipas shifrave të fundit, autoritetet lokale raportojnë se rreth 40 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në barin Le Constellation, i cili u përfshi nga flakët rreth orës 01:30 të mëngjesit të ditës së Vitit të Ri.

Një dëshmitar ka folur për "Sky News" teksa tregon pamjet e tmerrshme nga shpërthimi shkatërrues në një vendpushim skish në Zvicrën jugore. 

"Shumë njerëz bërtisnin, ishte e tmerrshme", tha Leah Boleto.

Banori shprehet se shumica e njerëzve brenda barit u përpoqën të iknin nëpërmjet daljes kryesore, me festuesit dhe stafin e natës së Vitit të Ri që u larguan menjëherë. 

"Njerëzit bërtisnin, pashë shumë njerëz në dysheme. Mendoj se disa ishin të vdekur pasi dikush i vuri një xhaketë në fytyrë dikujt", shtoi ai.

Rapp përshkruan se dëgjoi zërat e atyre në dysheme që kërkonin ndihmë mjekësore dhe thotë se pa njerëz "pa flokë sepse po digjeshin".

I pyetur se çfarë grupi demografik njerëzish ndodhej në Le Constellation, ai thotë se: “Çdokush në botë vjen këtu. Shumë nga Anglia, disa të tjerë nga e gjithë Zvicra”.

"Është e tmerrshme. Atje kishte njerëz të moshës 16 deri në 18 vjeç", përfundon dëshmitari.

"CNN" raporton se sipas dy dëshmitarëve, zjarri vdekjeprurës në Crans-Montana u shkaktua nga fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjave.

“Kishte kamariere që mbanin shishe shampanje me fishekzjarrë mbi to dhe i çuan ato afër tavanit, gjë që bëri që ai të merrte flakë”, tha një dëshmitar.

"Sapo tavani u përfshi nga flakët, brenda rreth dhjetë sekondash i gjithë klubi i natës u përfshi nga flakët. Ne të gjithë vrapuam jashtë duke bërtitur dhe kur u kthyem, kishte flakë”, nja një tjetër dëshmitar.

Lini një Përgjigje