TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2026, 10:55

Tragjedia në Zvicër/ Fishekzjarrët, skenari për shpërthimin vdekjeprurës në resortin luksoz; 40 viktima

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Zvicër/ Fishekzjarrët, skenari për
Pamje nga shpërthimi në Zvicër

Mediat lokale raportojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, ndërsa një burim anonim i cituar nga radioja RhoneFM flet për deri në 40 viktima

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i madh në Zvicër, ku humbën jetë 10 persona, ndërs au plagosën mbi 100 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në barin Le Constellation në Crans-Montana, një nga vendpushimet më të njohura të skijimit.               

Në një deklaratë zyrtare, policia kantonale e Valais konfirmoi se shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh në ambientet e barit, duke shkaktuar shumë viktima. Mediat lokale raportojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, ndërsa një burim anonim i cituar nga radioja RhoneFM flet për deri në 40 viktima, shifër që nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, në kulmin e festimeve të Vitit të Ri. Zona përreth është rrethuar plotësisht nga autoritetet, ndërsa policia ka vendosur edhe një ndalim të përkohshëm fluturimesh mbi Crans-Montana për arsye sigurie.

Pamjet e transmetuara nga mediat zvicerane tregojnë ndërtesën e përfshirë nga flakët, si dhe praninë e forcave të shumta të shpëtimit, ambulancave dhe zjarrfikësve në vendngjarje.

Tragjedia në Zvicër/ Fishekzjarrët, skenari për
Shpërthimi në barin Le Constellation në Crans-Montana

Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Valais, në jugperëndim të Zvicrës, tha: “Konfirmoj se ka disa të vdekur dhe po shohim shumë të plagosur… Ndërhyrja është ende duke vazhduar.” Mediat zvicerane spekuluan se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët, por policia nuk e ka konfirmuar këtë teori. 

Dëshmitarët i thanë stacionit radiofonik zviceran Rhône FM se ambulanca “të panumërta” dhe disa helikopterë po i çonin të plagosurit me nxitim në spitale.

Lathion tha se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin shkakun e shpërthimit.

“Jemi vetëm në fillim të hetimit tonë, por ky është një vendpushim skijimi me famë ndërkombëtare dhe shumë turistë”, tha ai. Ai shtoi se ishte ngritur një qendër pritjeje dhe një linjë ndihme për familjet e prekura.

Sipas medias zvicerane Blick, më shumë se 100 persona ndodheshin brenda lokalit në momentin e shpërthimit. Bari kishte një kapacitet maksimal prej rreth 400 personash. Autoritetet po hetojnë nëse rregullat e sigurisë dhe kufiri i lejuar i kapacitetit janë respektuar. 

Tragjedia në Zvicër/ Fishekzjarrët, skenari për
Foto nga vengjarja pas shpërthimit

Lokali përfshinte një kat të sipërm me ekrane për transmetimin e ndeshjeve sportive dhe një bodrum të madh me bar dhe hapësirë për vallëzim, ku zhvillohej pjesa kryesore e aktivitetit gjatë natës. Sipas një ish-klienti të cituar nga Blick, bodrumi kishte vetëm një dalje emergjence, ndërsa numri i klientëve mund të mos ishte monitoruar rreptësisht. Hetimet për shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit janë në vijim, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët dhe ditët në vijim.

Tragjedia në Zvicër/ Fishekzjarrët, skenari për
Foto nga vengjarja

Lini një Përgjigje