TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2026, 12:40

CIA rrëzon pretendimet e Putin: Ukraina nuk ka sulmuar rezidencën e presidentit rus

Shkruar nga Pamfleti

CIA rrëzon pretendimet e Putin: Ukraina nuk ka sulmuar rezidencën e

Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi të kohëve të fundit me dron në Rusinë veriore, sipas zyrtarëve amerikanë.

Ky vlerësim i CIA-s bie drejtpërdrejt ndesh me një pretendim që vetë Putin thuhet se ia ka përcjellë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë një telefonate.

Sipas burimeve të cituara nga CNN, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e informoi Trump të mërkurën se nuk ekzistojnë prova që të konfirmojnë se ka pasur një sulm ndaj rezidencës presidenciale apo se ajo është shënjestruar nga Ukraina. Ky vlerësim kundërshton akuzat publike të Moskës, të cilat ia atribuuan incidentin Kievit. Pretendimi u bë publik pasi Trump u tha gazetarëve se Putin i kishte komunikuar personalisht se Ukraina kishte tentuar të sulmonte rezidencën e tij. Në atë kohë, presidenti amerikan u shpreh i shqetësuar, duke deklaruar se informacioni e kishte zemëruar, edhe pse Kievi e mohoi kategorikisht akuzën.

“Nuk më pëlqen. Nuk është mirë”, kishte deklaruar Trump, duke shtuar se ishte “shumë i zemëruar” kur e dëgjoi pretendimin, megjithëse pranoi se ishte e mundur që ai të ishte i pabazuar. “Presidenti Putin më tha këtë mëngjes se kjo ndodhi”, tha ai.

Pas informimit nga shefi i CIA-s, Trump mbajti një qëndrim më të kujdesshëm. Të mërkurën, ai shpërndau në platformën Truth Social një artikull opinioni të New York Post me titull “Blefi i ‘sulmit’ të Putinit tregon se Rusia është ajo që pengon paqen”.

Artikulli theksonte se nuk ka prova që sulmi të ketë ndodhur dhe e përshkruante reagimin e Putinit si hipokritik, duke kujtuar gjithashtu mohimin e prerë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe pranimin e Kremlinit se nuk mund të ofrojë prova.

Zbulimi i vlerësimit amerikan, i raportuar fillimisht nga Wall Street Journal, vjen në një moment kontaktesh intensive diplomatike të udhëhequra nga Trump dhe të dërguarit e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pretendimi i Putinit u bë publik një ditë pas takimit Trump–Zelensky në Mar-a-Lago, ku presidenti amerikan kishte shprehur optimizëm të kujdesshëm për përparim drejt një marrëveshjeje paqeje.

Disa zyrtarë evropianë besojnë se sulmi i supozuar mund të ketë qenë një përpjekje e Kremlinit për të minuar nismat e paqes pa hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë me Trumpin. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e përshkroi pretendimin si një “shpërqendrim të qëllimshëm”.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se gjithsej 91 dronë u nisën nga Ukraina drejt rezidencës së Putinit pranë Valdait, në rajonin e Novgorodit. Sipas Moskës, më shumë se gjysma e tyre u rrëzuan qindra kilometra larg objektivit, ndërsa pjesa tjetër u neutralizua mbi rajonin e Novgorodit në orët e para të mëngjesit. Ministria publikoi edhe një hartë që paraqet kursin e supozuar të dronëve, por pa ofruar të dhëna të pavarura të verifikueshme.

1 Komente

  1. T
    Tony

    That’s mean, bombing the head of snake is very big problem and worrying about killing millions mother’s sons means fuck them. Anti moral has been “noble moral” from ancient times. The strange thing is why people never ever learn lessons.

    Lini një Përgjigje