TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2025, 12:22

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump i ndërpret ndihmat Ukrainës: Nuk financojmë luftën!

Shkruar nga Pamfleti

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump i

"Administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk do të vazhdojë financimin e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë". 

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes. Ky vendim erdhi pas përplasjeve gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ishte fantastike që kamerat po xhironin, sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, u shpreh ajo.

"Administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk ka ndërmend të vazhdojë financimin e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë", shtoi sekretarja e shtypit Caroline Leavitt.

Më herët, The Washington Post raportoi se administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së furnizimit me ndihmë ushtarake për Kievin pas mosmarrëveshjes midis liderit amerikan dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo shihet si një përgjigje ndaj sjelljes së presidentit ukrainas në Zyrën Ovale dhe “papajtueshmërisë së tij të dukshme në lidhje me procesin e paqes”.

“Papritmas Zelensky është bërë një “figurë e madhe” sepse ai ka Shtetet e Bashkuara në krah, por pa ne ai nuk do të fitojë”, u shpreh lideri amerikan Donald Trump pas debatit në Zyrën Ovale.

Trump theksoi se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron t'i japë fund konfliktit, ndërsa Zelensky e ka paraqitur veten si një person që dëshiron që lufta të vazhdojë. Ai shtoi se Zelensky kishte treguar mungesë respekti nga SHBA dhe sipas tij, mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.

Lini një Përgjigje