TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2025, 10:43

“Ne nuk jemi vetëm", Zelensky reagon pas mbështetjes nga liderët botërorë: E rëndësishme që të dëgjohemi!

Shkruar nga Pamfleti

“Ne nuk jemi vetëm", Zelensky reagon pas mbështetjes nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është e rëndësishme që Ukraina të dëgjohet dhe të mos harrohet. Pas takimit të tensionuar ditën e djeshme me presidentin amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, ai ka bërë një postim në Telegram, ku shkruan se njerëzit në Ukrainë nuk janë vetëm.

“Njerëzit në Ukrainë duhet të dinë se nuk janë vetëm, se interesat e tyre përfaqësohen në çdo vend, në çdo cep të botës”, ka shkruar ai teksa ka falenderuar edhe liderët që shprehën mbështetjen ndaj tij.

Komentet e tij vijnë pas sherrit në Shtëpinë e Bardhë me Trump dhe JD Vance.

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pasi Trump e sulmoi ashpër duke thënë se presidenti i Ukrainas mund të kthehet kur të jetë gati për paqen.

Pas toneve të larta, tensioneve dhe “leksioneve” që Zelensky mori nga Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance, lideri ukrainas u largua duarbosh, pa firmosur një marrëveshje për mineralet e rralla, për të cilën shkoi në SHBA.

Trump i ngriti zërin disa herë Zelenskyt, duke i kërkuar të jetë mirënjohës dhe duke i vënë ultimatum të firmosë, ose mbështetja e SHBA për Ukrainën merr fund.

Lini një Përgjigje