TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2025, 08:56

Sherri në Shtëpinë e Bardhë, Trump ironizon Zelenskyn: Largimi i tij na dha goditje të madhe!

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Shtëpinë e Bardhë, Trump ironizon Zelenskyn:

Presidenti i SHBA Donald Trump ka folur për mediat pas takimit të dështuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Pas sherrit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka ironizuar duke thënë se veprimi i Zelenskyt dhe largimi i menjëhershëm "na dha një goditje të madhe".

Ai tha se bisedimet me Volodymyr Zelenskyy nuk funksionuan mirë nga këndvështrimi i tij dhe me tallje e cilësoi si një "goditje të madhe". Udhëheqësi amerikan shtoi gjithashtu se SHBA nuk po kërkon një luftë 10-vjeçare.

"Ai dëshiron të kthehet tani, unë nuk mund ta bëj këtë. Nuk dëshiroj një luftë 10-vjeçare", u shpreh Trump.

Lini një Përgjigje