TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2025, 11:02

"Pse nuk ke veshur kostum?"/ Zelensky irritohet me gazetarin: Do vesh kur të përfundojë lufta!

Shkruar nga Pamfleti

"Pse nuk ke veshur kostum?"/ Zelensky irritohet me gazetarin: Do vesh

Zbardhen detaje të reja nga prapaskenat e debatit Trump-Zelensky gjatë takimit të tyre të tensionuar ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Presidenti ukrainas ishte këshilluar të vishte kostum në Shtëpinë e Bardhë dhe se Donald Trump u ofendua kur pa që Zelensky ishte veshur me veshje te thjeshtë.

“Përpara takimit të nxehtë, Volodymyr Zelensky u këshillua nga ekipi i Trump që të heqë dorë nga veshjet e tij të zakonshme të stilit ushtarak dhe të veshë diçka më formale”, raporton Axios.

Megjithatë, Zelensky nuk e dëgjoi këshillën dhe përkundrazi ai vendosi të vishet me të zeza, shkruajnë mediat ameriane.

Sipas dy burimeve që folën për Axios, veshja e Zelenskyt e irritoi Trumpin.

Gjithashtu gjatë pyetjeve me gazetarët dje në Shtëpinë e Bardhë, reporteri Brian Glenn e pyeti Zelenskyn, “pse nuk vesh kostum”, duke e akuzuar për mungesë respekti për Amerikën.

Zbardhet biseda:

"Pse nuk vesh një kostum? A ke një kostum?", e pyeti gazetari.

"A keni ndonjë problem?", iu përgjigj Zelensky.

“Shumë amerikanë kanë problem me ata që nuk respektojnë kodin e veshjes së zyrës Ovale”, u përgjigj gazetari.

Zelensky më pas tha se do të vishte një kostum pas përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë, e cila nisi në vitin 2022.

"Do vesh një kostum pasi të përfundojë kjo luftë, po. Ndoshta diçka si e juaja, ndoshta diçka më e mirë. Nuk e di, do ta shohim. Ndoshta diçka më lirë. Faleminderit", u përgjigj ai.

Lini një Përgjigje