TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Korrik 2025, 15:46

Paqësori merr frymë, hiqen disa alarme për cunami pas tërmetit 8.8 ballë

Shkruar nga Pamfleti

Paqësori merr frymë, hiqen disa alarme për cunami pas

Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë në Oqeanin Paqësor, situata në disa rajone ka nisur të stabilizohet dhe autoritetet po pezullojnë paralajmërimet e hershme për cunami.

Filipinet kanë anuluar të gjitha alarmet për cunami, pasi matjet nuk treguan luhatje të rrezikshme të nivelit të detit apo valë shkatërruese. Po ashtu, në Japoni niveli i alarmit është ulur për zonat nga Kanto deri në Wakayama, duke mbetur i lartë vetëm për Hokkaido dhe Tohoku.

Në Hawaii, autoritetet kanë revokuar urdhrin e evakuimit për ishullin Oahu dhe qytetin Honolulu, ndërsa paralajmërimet për cunami janë ulur në nivel këshillues, duke u mundësuar banorëve të kthehen në shtëpitë e tyre.

Megjithatë, situata mbetet e tensionuar në bregdetin kilian, ku vazhdon alarmi i kuq për qytetet Arica, Parinacota dhe Magallanes, për shkak të rrezikut të mundshëm nga lëvizjet e detit pas tërmetit.

Autoritetet e mbrojtjes civile në rajon vijojnë të ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa ekspertët theksojnë se rreziku nga lëkundjet pasuese (aftershocks) mbetet i lartë në ditët në vijim.

 

Lini një Përgjigje