
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të drejtat humanitare njoftoi sot se epidemitë dhe kriza e urisë duken të pashmangshme pas javësh sulmesh izraelite në Gaza.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, paralajmëroi, pas vizitës së tij në Lindjen e Mesme, për seriozitetin e situates.
Mungesa e karburantit do të shkaktojë një katastrofë në të gjithë Gazën, do të çonte në kolapsin e sistemeve të ujërave të zeza, kujdesit shëndetësor dhe në fund të shpërndarjes së ndihmës humanitare, tha ai.
Në orët e fundit, Këshilli i Sigurimit në OKB miratoi një projekt/rezolutë me anë të të cilit kërkohet vendosja e menjëhershme e armëpushimit për qëllime humanitare, me orare më të gjata dhe korridore në të gjithë Gazën, për një numër të caktuar ditësh për të lejuar civilët që të kishin akses në ndihma.
Ministri i Jashtëm izraelit në një reagim për mediat kryesore në vend u shpreh se për momentin nuk ka vend për bërjen e këtyre lëshimeve ndaj Hamasit për sa kohë që qindra njerëz vijojnë të jenë peng në duart e Hamasit.
Nga ana tjetër, autoritetet e drejtuara nga Hamasi, konfirmojnë se që nga nisja e luftimeve në tetor, janë vrarë më shumë se 11 500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë.
Lini një Përgjigje