TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Nëntor 2023, 10:59

Granata dhe uniforma të Hamasit, ushtria izraelite gjen arsenal armësh në spitalin al-Shifa në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Granata dhe uniforma të Hamasit, ushtria izraelite gjen arsenal armësh

Një ditë pasi ushtria izraelite zbarkoi në spitalin al-Shifa në Rripin e Gazës, pretendohet se në ambientet e tij janë armatime.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë publikuar sot dëshmitë për Hamasin, dhe armët e gjetura në spitalin al-Shifa.

Pretendohet se në qendrën e rezonancës magnetike janë gjetur armë.

“Gjatë bastisjes brenda një njësie në spital, trupat tona kanë gjetur në hapësirat që gjendet rezonanca magnetike armë që organizata terroriste Hamas i përdor”, thuhet në kumtesën e IDF-së.

Izraeli gjithashtu ka publikuar fotografitë dhe video që tregojnë pushkë, granatat dhe pajisje tjera ushtarake.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në konferencën e mbrëmshme për media ka thënë se trupat izraelite kanë gjetur uniforma të Hamasit, që “janë futur nën spital në mënyrë që terroristët të mund të ikin në mesin e civilëve”.

“Këto dëshmi padyshim që tregojnë se spitalit është përdorur për terror, duke thyer kështu rregullat ndërkombëtare”, shtoi Hagari.

gaz al shifa ushtria izraelite hamas

Lini një Përgjigje