TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Nëntor 2023, 09:19

Tre ditë pas marrjes së detyrës, Cameron takohet me Zelenskyn

Shkruar nga Pamfleti

Tre ditë pas marrjes së detyrës, Cameron takohet me Zelenskyn

Tre ditë pasi u emërua si sekretari i ri i Jashtëm David Cameron ka bërë vizitën e tij të parë zyrtare në Ukrainë, duke takuar presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev.

Cameron përsëriti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Ukrainën gjatë luftës.

Ai premtoi të vazhdojë “mbështetjen morale, diplomatike, ekonomike, por mbi të gjitha ushtarake” të Mbretërisë së Bashkuar.

Zelenksy falënderoi Cameron për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet një postimi në platformën X.

“Ne patëm një takim të suksesshëm me temën kryesore të armëve për vijën e parë, forcimin e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjen e njerëzve tanë dhe infrastrukturës kritike”, tha presidenti ukrainas.

“I jam mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e saj”, shtoi Zelensky.

57-vjeçari Cameron shërbeu si kryeministër i Britanisë gjatë periudhës 2010-2016 dhe madje njihet si “kryeministri i Brexit”. Ai dha dorëheqjen pas rezultatit të referendumit që ai kishte shpallur dhe që çoi në daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Kthimi i Cameron si sekretar i jashtëm erdhi në mes të trazirave të fundit në qeverinë britanike, me ish-sekretarin e jashtëm James Cleverley që zëvendësoi Suella Braverman si sekretar të brendshëm dhe Cameron mori detyrën nga Cleverley.

david cameron volodymyr zelensky

Lini një Përgjigje