NATO ka njoftuar se prodhimi i gjashtë aeroplanëve të rinj Boeing do të fillojë teksa po lëviz për të zëvendësuar flotën e vjetër të aeroplanëve vëzhgues AWACS.
Aeroplanët më të vjetër kanë qenë në shërbim që nga Lufta e Ftohtë në vitet 1980, raporton Skynews.
Aleanca tha se aeroplani i parë Boeing E-7A Wedgetail pritet të jetë gati për funksionim deri në vitin 2031.
Aeroplanët do të jenë në gjendje të “zbulojnë raketa dhe anije armiqësore në distanca të mëdha dhe mund të drejtojnë aeroplanët luftarakë të NATO-s drejt objektivave të tyre.
Miratimi i projektit nga anëtarët do të thotë se ai është një nga “blerjet më të mëdha ndonjëherë” të NATO-s, megjithëse kishte mungesë informacioni mbi koston.
“Ky investim në teknologjinë më të fundit tregon forcën e bashkëpunimit të mbrojtjes transatlantike ndërsa ne vazhdojmë të përshtatemi me një botë më të paqëndrueshme”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
E-7 Wedgetail është një avion i avancuar i paralajmërimit dhe kontrollit të hershëm që ofron funksione të ndërgjegjësimit të situatës dhe komandës dhe kontrollit.
I pajisur me një radar të fuqishëm, avioni mund të zbulojë avionë, raketa dhe anije armiqësore në distanca të mëdha dhe mund të drejtojë avionët luftarakë të NATO-s drejt objektivave të tyre. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia gjithashtu planifikojnë ta përdorin atë. Ai bazohet në një version të militarizuar të avionit 737.
NATO ka operuar një flotë avionësh E-3A për Paralajmërim dhe Kontroll Ajror (AWACS) që nga vitet 1980. Me bazë në bazën ajrore Geilenkirchen në Gjermani, AWACS kanë fluturuar në çdo operacion të madh të NATO-s, duke përfshirë luftën kundër ISIS-it si dhe në krahun lindor të NATO-s pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.
E-7 pritet të ketë bazën e tij kryesore në Geilenkirchen dhe mund të operojë nga disa lokacione përpara në të gjithë Evropën. Wedgetail do të jetë pjesë e projektit të ardhshëm të mbikëqyrjes dhe kontrollit të Aleancës, i cili do të sjellë gjeneratën e ardhshme të sistemeve të mbikqyrjes së NATO-s nga mesi i viteve 2030.
Lini një Përgjigje