TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2025, 16:28

“Nuk jemi budallenj”, Vuçiç “luan viktimën”: Shqipëria, Kosova dhe Kroacia aleancë kundër Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk jemi budallenj”, Vuçiç “luan
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Pas takimit me homologun kinez, presidenti Vuçiç i tha TV shtetëror serb se do të blinte armë kineze për sigurinë e vendit të tij, ku përfshihen avionë dhe helikopterë modernë.

Serbia, sipas tij, nuk synon që të sulmojë askënd, por po e forcon ushtrinë e saj në një kohë që këtë po e bëjnë edhe shtetet e tjera të rajonit.

Ai iu referua bashkëpunimit ushtarak të nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova në muajin mars.

“Ushtria serbe është mjaft e fortë për të penguar çdo agresion të mundshëm nga fqinjët. Nuk ishte rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe nuk e bënë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë. Pse po na detyroni të pretendojmë se jemi më budallenj se ç’jemi? Ne nuk jemi budallenj që nuk e kuptojmë pse e bëtë këtë.“

Vuçiç paralajmëroi nga Pekini se edhe Serbia do të zhvillojë një paradë ushtarake më 20 shtator.

Lini një Përgjigje