“Objektet diplomatike janë shënjestruar”, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje amerikanëve të tregohen të kujdesshëm...
Departamenti Amerikan i Shtetit u është drejtuar me një thirrje qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rreziqeve të sigurisë.
Në njoftimin e DASH-it, shpërndarë nga amasada amerikane në Tiranë, theksohet se situata paraqitet veçanërisht e ndjeshme në Lindjen e Mesme, ndërsa qytetarët amerikanë që ndodhen jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga ambasadat dhe konsullatat më të afërta të SHBA-së.
Gjithashtu paralajmërohet se objektet diplomatike amerikane, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë në shënjestër. Sipas DASH-it, grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë territorit amerikan, si dhe vende apo individë të lidhur me Shtetet e Bashkuara në nivel global.
The Department of State advises Americans worldwide, and especially in the Middle East, to exercise increased caution. Americans abroad should follow the guidance in security alerts issued by the nearest U.S. embassy or consulate. Periodic airspace closures may cause travel… pic.twitter.com/8KrYXWe1XL
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) March 22, 2026
“Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në alarmet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së. Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimit. Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën. Regjistrohuni në http://step.state.gov për të marrë njoftimet më të fundit të sigurisë dhe për të ndjekur kanalin “Departamenti i Shtetit i SHBA-së – Përditësime të Sigurisë për Qytetarët Amerikanë” në WhatsApp (hapet në një skedë të re) ose @TravelGov në X. Kur planifikoni udhëtimin, lexoni me kujdes Njoftimin e Udhëtimit dhe informacionin e detajuar për destinacionin tuaj, si dhe çdo njoftim të fundit në http://travel.state.gov/destination”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje