TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shkurt 2026, 14:53

Navalny u helmua me toksina bretkose, çfarë zbulojnë shërbimet sekrete

Shkruar nga Pamfleti
Navalny u helmua me toksina bretkose, çfarë zbulojnë
Alexei Navalny

Pas një hetimi dyvjeçar mbi rrethanat e vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny, qeveritë e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Suedisë dhe Holandës kanë deklaruar sot se ai u helmuar me epibatidine, një toksinë jashtëzakonisht e fuqishme e nxjerrë nga bretkosa helmues nga Amerika e Jugut, që nuk gjendet natyrshëm në Rusi.

Britania dhe aletatë e saj, akuzojnë qeverinë ruse përgjegjëse për helmimin dhe vdekjen e Navalnyt, duke raportuar rastin tek Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike si shkelje të Konventës për Armët Kimike.

Ministria e Jashtme e Britanisë deklaroi se nuk ekziston shpjegim i pafajshëm për praninë e epibatidines në mostrat që u analizuan nga trupit i Navalnyt, dhe se vetëm shteti rus kishte “mjetet, motivin dhe mundësinë” për të përdorur këtë toksinë kundër tij gjatë burgimit. Këto përfundime u bëjnë publike gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku Sekretarja e Jashtme britanike Yvette Cooper përmendi se analizat konfirmojnë praninë e toksinës.

Yulia Navalnaya, bashkëshortja e Alexei Navalnyt, duke folur gjithashtu në Mynih, theksoi se përdorimi i një helmimi të tillë tregon “frikë të thellë” të Moskës ndaj akteve opozitare, duke shpesh e konsideruar bashkëshortin e saj si kërcënim për pushtetin. Ajo dhe aleatët po kërkojnë që Rusia të mbahet përgjegjëse dhe që provat t’u dorëzohen organeve ndërkombëtare për hetim më të gjerë.

Rusia ka hequr dorë nga çdo përgjegjësi dhe ka mohuar akuzat, duke thënë se Navalny vdiq papritur pasi u ndje i sëmurë gjatë një shëtitje në burg, një version që Perëndimi e ka kundërshtuar me forcë.

Navalny kritik i zjarrtë i Presidentit Vladimir Putin dhe figurë kryesore e opozitës ruse ishte burgosur në një koloni penale në Siberi dhe vdiq më 16 shkurt 2024 në moshën 47-vjeçare. Autoritetet ruse deklaruan si shkak “probleme të menjëhershme kardiake”, por kjo është qëndrimi zyrtar që është sfiduar gjerësisht nga perëndimi dhe mbështetësit e Navalnyt.

Hetimet e pavarura të familjes dhe mbështetësve të Navalnyt kishin sugjeruar prej muajsh se ai mund të ishte helmuar para vdekjes përfshirë deklarata nga laboratorë jashtë Rusisë që konfirmuan praninë e substancave helmueshëm në mostra të marra nga trupi i tij.

alexei navalny sherbimet sekrete

Lini një Përgjigje