TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shkurt 2026, 11:49

Liderët e E3: Rrisim fondet për mbrojtjen dhe mbështetjen për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti
Liderët e E3: Rrisim fondet për mbrojtjen dhe mbështetjen
Starmer, Merz e Macron

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë për të diskutuar forcimin e mbrojtjes dhe bashkëpunimin me partnerë të tjerë.

Sipas një njoftimi të qeverisë britanike, tre udhëheqësit e vendeve të njohura si E3 trajtuan çështje që lidhen me rritjen e sigurisë kolektive dhe koordinimin në fushën e mbrojtjes. Zëdhënësi i Downing Street përcolli qëndrimin e Starmer, i cili theksoi nevojën për angazhim më të madh të përbashkët.

Duhet t’i shfrytëzojmë kapacitetet tona të mëdha mbrojtëse për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët dhe për të sjellë përfitime për qytetarët tanë”, theksoi ai.

Zëdhënësi shtoi se tre liderët konfirmuan “mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, veçanërisht në dritën e sulmeve të fundit të tmerrshme ruse, si dhe angazhimin për të punuar në sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Takimi u zhvillua në një kohë kur kryeministri britanik ka shprehur hapur mbështetje për një bashkëpunim më të afërt me Bashkimin Evropian, megjithëse Londra dhe Brukseli nuk kanë arritur ende përparim të ndjeshëm në fushën e mbrojtjes.

Në përfundim, tre vendet deklaruan se do të vijojnë mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

 

merz starmer macron

Lini një Përgjigje