TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2025, 17:41

Musk viziton CIA-n, departamenti që drejton miliarderi plane për shkurtime masive

Shkruar nga Pamfleti

Musk viziton CIA-n, departamenti që drejton miliarderi plane për

Elon Musk, miliarderi i cili shërben si këshilltar i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, do të vizitojë ditën e nesërme CIA-n për të diskutuar çështjet e efikasitetit të qeverisë me drejtorin e agjencisë, John Ratcliffe.

Kohët e fundit, CIA ka bërë lëvizje për të pushuar nga puna punonjësit e sapo punësuar, si pjesë e shkurtimeve masive në shërbimin civil të zbatuar nga administrata Trump.

Këto shkurtime po koordinohen nga Musk dhe Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) që ai drejton.

Musk gjithashtu shkoi së fundmi në Pentagon për t’u takuar me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, pasi kompanitë e tij kanë kontrata të shumta me të.

New York Times, raportoi se Musk do të informohej në Pentagon për planet sekrete të luftës me Kinën, një pretendim i mohuar si nga ai ashtu edhe nga Donald Trump. Elon Musk e përshkroi raportimin si “propagandë të pastër” dhe bëri thirrje për veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për të.

Lini një Përgjigje