Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se një apokalips bërthamor është shumë i mundshëm. Medvedev, i cili aktualisht shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i bëri komentet në një artikull për gazetën Rossiyskaya Gazeta të kontrolluar nga Kremlini.
Ai është shprehur në këtë artikull se tensionet aktuale midis Rusisë dhe Perëndimit janë "shumë më të këqija" sesa gjatë krizës së raketave kubane të vitit 1962, e cila shpesh është cituar si ndoshta më e afërta që Lufta e Ftohtë arriti të përshkallëzohej në një konflikt bërthamor.
Medvedev tha se "kundërshtarët" perëndimorë të vendosur për "humbjen" e Rusisë, kanë krijuar mjedisin aktual armiqësor, raportojnë mediat e huaja.
Ndërsa theksoi se një luftë bërthamore nuk ka gjasa të ketë ndonjë fitues, ai tha se mund të mos jetë e shmangshme. “Një gjë që politikanët e të gjitha shtresave nuk u pëlqen ta pranojnë: një Apokalips i tillë është jo vetëm i mundur, por edhe mjaft i mundshëm”, shkroi ai.
Medvedev është akuzuar më herët për bisedat e tij të shpeshta, lidhur me përdorimin e armëve bërthamore.
Në prill, Medvedev tha se gjasat që armët bërthamore të përdoren në luftën e Ukrainës po rriteshin nga dita në ditë. Ai ka sugjeruar gjithashtu se Moska mund të kthehet në përdorimin e armëve bërthamore, nëse Rusia mposhtet në Ukrainë.
Lini një Përgjigje