Skema e Ruandës ishte e vdekur përpara se të fillonte...
Kabineti i ri i Keir Starmer në Britaninë e Madhe u mblodh një ditë pasi fitores dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, fitore që i dha fund 14 viteve të qeverisë konservatore.
Midis ekipit të lartë të Starmer janë ministrja e parë femër e financave në Britani, Rachel Reeves, Angela Rayner si zëvendëskryeministre dhe David Lammy për Punët e Jashtme. Starmer iu ka premtuar votuesve se do të sjellë ndryshime dhe do të sigurojë stabilitet politik pas një qeverisjeje konservatore që ka parë pesë kryeministra dhe një qarkullim edhe më të madh të ministrave të tjerë kryesorë, përfshirë 10 sekretarët e arsimit.
Vendimi i parë i qeverisë së tij ishte zhbërja e planit “Ruanda” për dëbimin e emigrantëve. Starmer konfirmoi të shtunën se qeveria e tij nuk do të zbatonte politikën e paraardhësit për të dëbuar në Ruandë azilkërkuesit.
“Skema e Ruandës ishte e vdekur përpara se të fillonte dhe se ajo nuk i ndalonte flukset emigratorë”, tha ai para mediave.
Ai shtoi se qeveria e tij nuk ishte e përgatitur të vazhdonte me ato që ai i quajti truke, e që nuk shërbejnë për të ndaluar problemin. Starmer kishte paralajmëruar se qeveria e tij do të hiqte dorë nga plani i Ruandës, sapo të vinte në pushtet.
Vitet e fundit në Britani kanë mbërritur me dhjetëra mijëra emigrantë nga Azia, Lindjen e Mesme dhe Afrika, shumë prej të cilëve largohen për shkak të luftërave e varfërisë.
Ata mbërrijnë kryesisht përmes Kanalit të La Manshit me varka të vogla, në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga banda kriminale.
Lini një Përgjigje