TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Gusht 2023, 21:13

Mbytja e emigrantëve në “La Manche”, gazetarja angleze 'shpërthen' ndaj Braverman: Ministrja më e keqe në historinë e Britanisë, turp!

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e emigrantëve në “La Manche”, gazetarja angleze

Aktivistja dhe gazetarja britanike, Carol Vorderman ka shpërthyer në një lum akuzash ndaj Sekretares së Brendshme, Suella Braverman teksa e quajti atë një nga sekretaret më të këqija në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke marrë shkas nga tragjedia e djeshme ku disa emigrantë që po tentonin të kalonin kanalin u mbytën për shkak të tejmbushjes së varkës, gazetarja akuzoi Bravermanin si fajtore të kësaj situate. 

"Ju jeni sekretarja më e keqe në histori, pozicioni që ju mbani është krejtësisht i pamerituar. Ju qortoni gjithçka që ka qenë e mirë në këtë vend dhe jeni duke kërkuar të shkaktoni përçarje në çdo hap. Më vjen turp për ju dhe qeveria në të cilën ju vetë-shërbeni", u shpreh ajo.

Sulmet e fundit ndaj politikave të Braverman, vijnë në një kohë kur presioni po rritet ndaj Rishi Sunak për ta shkarkuar atë.

Dështimi i qeverisë për të trajtuar krizën e anijeve të vogla rezultoi në tragjedi kur gjashtë azilkërkues që ishin larguar nga Afganistani u mbytën në Kanal dje. Braverman, e cila është kritikuar rëndë për gjuhën e saj rreth refugjatëve, u përball me një reagim të ashpër pasi tha se "mendimet dhe lutjet" e saj ishin me të prekurit.

Sunak është zotuar të përfundojë kalimet me varka të vogla, por mbi 16,000 njerëz kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm që nga fillimi i vitit.

Kujtojmë si ditën e djeshme pesëdhjetë e nëntë persona u shpëtuan nga rojet bregdetare britanike dhe franceze pasi një anije e mbingarkuar me emigrantë u gjend në vështirësi pranë Sangatte. Care4Calais tha se incidenti ishte një "tragjedi e tmerrshme dhe e parandalueshme" ndërsa Këshilli i Refugjatëve paralajmëroi se "më shumë njerëz do të vdesin" nëse nuk krijohen rrugë më të sigurta për në Mbretërinë e Bashkuar.

britani emigrantët

Lini një Përgjigje