
Ukraina vazhdon të bëjë presion ndaj qeverisë gjermane për të furnizuar Kievin me raketa lundrimi gjermane Taurus për tu mbrojtur kundër Rusisë.
“Ukraina ka nevojë për to për të shpëtuar më shumë jetë ushtarësh dhe civilësh ukrainas dhe për të përshpejtuar çlirimin e territoreve të saj", tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba për edicionin e dielën të tabloidit gjerman Bild.
Ai shtoi më tej se me armë të tilla të cilat kanë një rreze të gjatë veprimi, ushtria ukrainase do të mund të sulmonte forcat ruse edhe përtej vijave të frontit.
“Formula është e thjeshtë: Një rreze më e madhe raketash nënkupton një kohëzgjatje më të shkurtër të luftës. Me këtë armë, Ukraina mund të arrij forcat pushtuese ruse në tokën ukrainase shumë përtej vijës së frontit, të prishë logjistikën e tyre dhe të shkatërrojë qendrat e komandës dhe depot e municioneve", tha shtoi ai.
Duke pasur parasysh shqetësimin e Gjermanisë, Kuleba përsëriti garancitë se raketat e lundrimit do të përdoreshin vetëm brenda kufijve të Ukrainës.
Në Gjermani, politikanët nga partitë qeverisëse dhe opozita kërkuan që forcave të armatosura të Ukrainës t'u jepej sistemi i armëve i përshtatshëm për shkatërrimin e bunkerëve dhe posteve komanduese të mbrojtura në distanca deri në 500 km.
Lini një Përgjigje