TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Tetor 2024, 08:51

Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Greqisë, humbin jetën 2 fëmijë dhe 2 gra 

Shkruar nga Pamfleti

Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Greqisë, humbin jetën

Dy fëmijë tre dhe pesë vjeç, si dhe dy gra, ishin emigrantët që u gjetën të vdekur në mbytjen e anijes që ndodhi mbrëma të martën vonë në Kos të Greqisë.

Ngjarja tragjike ndodhi kur anija me 30 persona u përmbyt.

Sipas Rojës Bregdetare, rënia e tyre ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga gabimi i operatorit të anijes.

Katër trupat që u nxorën nga zona detare e Psalidit, së bashku me të shpëtuarit, u dërguan në tokë, ku ndodheshin autoambulancat dhe mjetet e rojës bregdetare.

Deri më tani janë shpëtuar 27 emigrantë, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen e ndonjë personi të zhdukur.

Lini një Përgjigje