
Një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po zhvillohet aktualisht për të diskutuar situatën në Gaza.
Takimi u thirr nga Britania, Franca dhe Algjeria dhe vjen pasi Izraeli mori një paralajmërim të fortë nga Shtetet e Bashkuara për situatën humanitare.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB - Linda Thomas-Greenfield, i tha Këshillit të Sigurimit se SHBA po vëzhgon për t'u siguruar që veprimet e Izraelit në terren të mos përbëjnë një "politikë të urisë".
"Qeveria e Izraelit ka thënë se kjo nuk është politika e tyre. Se ushqimet dhe furnizimet e tjera thelbësore nuk do të ndërpriten. Dhe ne do të shikojmë për të parë që veprimet e Izraelit në terren përputhen me këtë deklaratë", tha ajo.
Sipas letrës së SHBA-së drejtuar qeverisë izraelite , kamionë me ndihma humanitare të paguara nga SHBA po mbahen nga Izraeli në pikat kufitare me Gazën.
Uashingtoni ka kërkuar që Izraeli të rrisë sasinë e ndihmës që hyn në Gaza brenda 30 ditëve dhe ka vendosur një objektiv prej 350 kamionësh në ditë, ndryshe rrezikohet ndihma ushtarake.
Lini një Përgjigje