TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Tetor 2024, 17:00

Nisin “non-grata”-t në kabinetin e Netanyhaut, Britania propozon sanksionimin e dy ministrave izraelitë!

Shkruar nga Pamfleti

Nisin “non-grata”-t në kabinetin e Netanyhaut, Britania

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ka thënë se po shqyrton mundësinë e sanksionimit të dy ministrave të kabinetit izraelit të ekstremit të djathtë.

Ai theksoi se po shikonte vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit të financave Bezalel Smotrich dhe ministrit të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir, të cilët janë mbështetës të zëshëm të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai tha se dyshja kishin bërë komente "të neveritshme" për situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Më herët, Britania e Madhe, Franca dhe Algjeria thirrën një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar situatën "e tmerrshme" humanitare në veri të Gazës.

 

Lini një Përgjigje