TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Tetor 2024, 15:33

Bilanci i tërmetit në Turqi, 94 persona të dëmtuar dhe 2 ndërtesa të rrënuara

Shkruar nga Pamfleti

Bilanci i tërmetit në Turqi, 94 persona të dëmtuar dhe 2

Rëndohet bilanci i tërmetit në Turqi.  Guvernatori i Elazığ, Numan Hatipoğlu tha se 94 persona u plagosën dhe 2 ndërtesa u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

Mes orës 10.46 dhe 13.44, kur ndodhi tërmeti me magnitudë 5.9 ballë, pati 77 pasgoditje në rajon, me magnitudë që varionin nga 0.7 në 3.

Tërmeti është ndjerë në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror, Şanlıurfa, Kahramanmaraş, Siirt, Dijarbakır dhe Elazığ.

Nga ana tjetër, pas tërmetit, mësimi u pezullua për 1 ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanliurfa.

Lini një Përgjigje