TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2023, 14:59

Mbi 3000 palestinezë të arrestuar nga ushtria izraelite që nga fillimi i luftës

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 3000 palestinezë të arrestuar nga ushtria izraelite që nga

Ushtria izraelite arrestoi 20 palestinezë në Bregun Perëndimor të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestuarve që nga 7 tetori në 3.200, njoftoi Klubi i të Burgosurve Palestinezë.

"Në natën mes të shtunës dhe të dielës, forcat pushtuese arrestuan të paktën 20 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor", tha grupi joqeveritar në një deklaratë.

Derisa pauza humanitare në Rripin e Gazës hyri në fuqi të premten në mëngjes, ushtria izraelite vazhdoi bastisjet dhe arrestimet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Përleshjet u përshkallëzuan si rezultat i ofensivës shkatërruese të nisur nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor.

Pauza humanitare katër-ditore, e ndërmjetësuar nga Katari, hyri në fuqi të premten, duke ndaluar përkohësisht sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Që nga fillimi i luftës mes Izralit dhe Hamasit më 7 tetor, janë vrarë rreth 15 mijë palestinezë në Gaza dhe 1200 izraelitë.

Hamasi gjatë sulmit në Izrael mori 240 pengje, të cilët lirimi i tyre u përdor për të arritur një marrëveshje të përkohshme armëpushimi mes dy palëve dhe lirimin e disa palestinezëve të burgosur në Izrael.

palestinë izrael luftë

Lini një Përgjigje